Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin serb, përmend heshtjen e Qeverisë Kurti

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin serb, përmend heshtjen e Qeverisë Kurti

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka vlerësuar lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.

Ndër tjera, ish-zëvendëskryeministrja, kritikoi Qeverinë Kurti për mungesën e reagimit, ndonëse, sipas saj, “Kosova u sulmua dhe u ndëshkua”, transmeton klankosova.tv.

”E vlerësoj lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë – ndërkohë qeveria Kurti ka heshtur vetë, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua. Aleanca strategjike Kosovë–Kroaci, të cilën e kishim vendosur bashkë me ministren e jashtme kroate Vesna Pusiq gjatë vizitës sime në Kroaci në vitin 2012, në cilësinë time si Zëvendëskryeministre për siguri nacionale dhe politikë të jashtme”.

The post Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin serb, përmend heshtjen e Qeverisë Kurti appeared first on Klan Kosova.