Tahiri: Të hënën u dha paralajmërimi më i fortë nga Gjermania, ‘mos të kalohen vijat e kuqe’ (VIDEO)

Tahiri: Të hënën u dha paralajmërimi më i fortë nga Gjermania, ‘mos të kalohen vijat e kuqe’ (VIDEO)

Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se Gjermania i ka dhënë Kosovës paralajmërimin më të fortë ndonjëherë për vijat e kuqe, përmes një shkrimi të Michael Reiffenstuel, drejtor në Ministrinë e Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri ka theksuar se deklarimi i diplomatit gjerman në platformën X vjen pas pezullimit të dialogut strategjik nga SHBA-ja.

“Të hënën patëm një deklarim të drejtorit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor dhe për Punët e BE-së, i cili para disa javësh ka qenë për vizitë në Kosovë, dhe thotë se këtu është arritur kulmi i mospajtimeve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ai jep paralajmërimin më të fortë që e ka dhënë Qeveria gjermane ndonjëherë, të paktën gjatë viteve sa unë i përcjell dhe raportoj për këtë,” ka thënë Tahiri.

“Kur thotë se vijat e kuqe nuk guxojnë të kalohen, dhe se veprimet që po i ndërmerr Qeveria me pezullimin e punës së dy institucioneve për sigurime shëndetësore në Mitrovicë, që janë institucione të Serbisë, atëherë kjo është vija e kuqe që Gjermania nuk lejon të kalohet,” ka shtuar ai. /Klankosova.tv

The post Tahiri: Të hënën u dha paralajmërimi më i fortë nga Gjermania, ‘mos të kalohen vijat e kuqe’ (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.