Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin Përparim Grudën dhe anëtarin e kryesisë, Zenun Pajazitin, kanë takuar në Drenas kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Petrit Hajdarin.
Tahiri tha se përveç Hajdarit, takuan edhe kandidatët për asamble të Drenasit, listës së të cilëve tha se iu prin Driton Ajazi.
“Është shumë inkurajuese të shohim angazhimin e madh dhe dinamikën e punës që po zhvillohet në këtë komunë, e cila historikisht ka qenë dhe mbetet bastion i Partisë Demokratike të Kosovës. Po ashtu, falënderova shefin e shtabit zgjedhor në Drenas, Sejdi Hoxha, për gjithë këtë organizim dhe përkushtim”, shkroi Tahiri, transmeton KLankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se tashmë qytetarët e Drenasit e kanë një adresë të sigurt dhe e cila sipas tij është PDK-ja me kandidatin Petrit Hajdari.
“Të priftë e mbara, kryetar i ardhshëm i Drenasit – Petrit Hajdari”, shkroi ai.
The post Tahiri takon kandidatin e PDK-së për Drenas dhe kandidatët për asamble appeared first on Klan Kosova.