Tahiri takohet me zyrtarin amerikan Mark Fleming, flasin mbi rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë

Tahiri takohet me zyrtarin amerikan Mark Fleming, flasin mbi rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për rrugën e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit, raporton Klankosova.tv.

“I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tone”, shkroi Tahiri.

The post Tahiri takohet me zyrtarin amerikan Mark Fleming, flasin mbi rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë appeared first on Klan Kosova.