Protestuesit serbë kanë shpërthyer sërish mbrëmë në rrugët e Novi Sadit, duke thyer zyrat e presidentit serb Alleksandar Vuçiq dhe duke ngjyrosur muret e jashtme të ndërtesës.
Studentët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por u përballën me mbështetësit e Vuçiqit dhe në disa raste edhe me forcat policore, duke shkaktuar përplasje të ashpra, transmeton Klankosova.tv.
Për këto ka folur gazetari Besnik Tahiri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Tahiri tha se dyshohet se sulmet ndaj selisë së Partisë SNS , që është themeluar nga vetë Vuçiq, mund të mos jenë kryer nga protestuesit, por nga njerëz të afërt të presidentit, me qëllim që fajin t’ua lërë studentëve.
“Sulmet kanë ndodhur edhe një natë më parë, por mbrëmë ishin shumë më mirë të organizuara dhe dyshohet se sulmet në selinë e SNS, partia e Vuçiqit, mund të jenë orkestruar nga vetë njerëzit e tij, sepse ai po tenton që fajin t’ua hedhë protestuesve dhe t’i paraqesë ata si shumë më të dhunshëm sesa njësitet policore, të cilat mbrëmë ushtruan dhunë të jashtëzakonshme,”, tha Tahiri.
The post Tahiri: Sulmet në zyrat e Vuçiqit dyshohet se mund të jenë orkestruar nga vetë njerëzit e tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.