Abelard Tahiri nga PDK në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se presin me shumë emocion fjalën përfundimtare të Hashim Thaçit.
Ai theksoi se nuk është parë kurrë më shumë se 100 mijë qytetarë në Prishtinë, duke e konsideruar këtë si një mesazh të fuqishëm se “Lufta ka qenë Çlirimtare”.
Tahiri shtoi se për financimin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, qytetarët kanë kontribuar, pasi Qeveria e Kosovës ka bërë shumë pak për të mbështetur këtë proces, shkruan Klankosova.tv
“Qeveria e Kosovës ka bërë shumë pak, kanë bërë shumë qytetarët e Kosovës. Po mos të ishin ata me i mbështet dy fondacionet e z. Thaçit dhe z. Veselit që të financohej mbrojtja e tyre, të jeni të bindur se ata do të dënoheshin për shkak të mosefikasitetit të mbrojtjes së tyre”, tha Abelard Tahiri
Ndiqeni videon për më shumë:


