Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar si “plagën më të madhe” që i është shkaktuar vendit.
Në një postim në Facebook, Tahiri e ka akuzuar direkt kryeministrin Kurti për këtë zhvillim.
“Është e qartë: problemi i Kosovës ka emër dhe mbiemër – Albin Kurti. Sot, Albin Kurti i shkaktoi Kosovës plagën më të madhe që dikush ka mundur ta paramendojë,” shkroi ai.
Ai tha gjithashtu se sanksionet e BE-së kishin qenë goditja më e madhe deri më tani, por se vendimi amerikan e tejkalon atë dëm.
“Si PDK, e kemi të qartë përgjegjësinë tonë. Do të angazhohemi që vendit t’i japim një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë”, përfundoi Tahiri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!