Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me sulmin në Ibër Lepenc, duke thënë se ishte një tentim për “Banjska 2”,
Ai u shpreh se ajo që ika shtyrë amerikanët të ndërhyjnë menjëherë, ka qenë fakti se ishte një sulm ndaj infrastrukturës kritike.
Sipas Tahirit, ekzistonte rreziku që më shumë se 600 mijë persona të mbeteshin pa ujë të pijshëm.
“Sa i përket sulmit më 29 nëntor të vitit 2024, po, ka qenë një tentim për ta bërë “Banjska 2”. Mirëpo, ajo që i ka shtyrë amerikanët të ndërhyjnë menjëherë me hetime dhe me ekspertizën e tyre ka qenë fakti se ky ka qenë sulm ndaj infrastrukturës kritike dhe prek drejtpërdrejt popullatën civile, sepse ekzistonte rreziku që më shumë se 600 mijë persona të mbeteshin pa ujë të pijshëm”, u shpreh ai./Klankosova.tv


