Tahiri: Nuk mund të votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale kategoritë e UÇK-së

Tahiri: Nuk mund të votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale kategoritë e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Hekuran Murati të zgjidhet kryetar i Kuvendit, propozim i cili nuk mori votat e nevojshme.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se Murati nuk mund të marrë përkrahje, pasi si ministër ka lënë jashtë pagës minimale tri kategori që, sipas tij, përfaqësojnë sakrificën më të madhe të shoqërisë kosovare, transmeton Klankosova.tv.

“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së. Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?”, ka shkruar Tahiri.

The post Tahiri: Nuk mund të votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale kategoritë e UÇK-së appeared first on Klan Kosova.