Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mashtrimi i tij ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tahiri tha se Kurti iu tregoi amerikanëve pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, e që sipas saj, vet Kurti shkoi që të kërkojë lëmoshë politike në Amerikë.
“Ai iu tregoi atyre pse e kanë pezulluar dialogun strategjik, duke i ikur fajit të vet që ishte sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i shtetit si dhe detyrimi që ta shpall kuvendin e konstituuar nnë shkelje të Kushtetutës vartësi tij, kryetari i kuvendit të pa konstituuar”.
Kurti shkoi matej, kërkoi lëmosh politike atje në Amerikë, iu tha se e do edhe një mandat si kryeministër, ndërsa në Kosovë nuk e tha asnjëherë”, shkroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Ajo më tej u shpreeh se mashtrimi i Kurtit kalon vetëm te partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, por nuk e kalon rubikonin e Amerikës e as të opozitës në Kosovë.
The post Tahiri: Kurti kërkoi lëmoshë politike në ShBA appeared first on Klan Kosova.