Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zjarreve të mëdha që e kanë kapluar Shqipërinë.
Tahiri kritikoi Qeverinë e Kosovës pasi sipas tij, po hesht dhe se s’e ka ndërmarrë asnjë veprim mbështetës ndaj Shqipërisë në këto kohë të rënda.
“Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vëllezërit e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje”, shkroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Ai u shpreh se patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla.
The post Tahiri kritikon qeverinë që s’i doli në ndihmë Shqipërisë pas zjarreve appeared first on Klan Kosova.