Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet Besnik Tahiri, është shprehur i entuziazmuar për tubimin e organizuar në Rahovec.
Ai tha se programi “Kosova Fituese”, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, po bashkon njerëzit si në rrugën për liri.
“Besimi i krijuar nuk sfidohet nga asgjë. Rahoveci përçon frymën e fitoreve në mbarë Kosovën”, tha Tahiri.
“Smajl Latifi është një lider i palëkundur dhe i besuar nga qytetarët, me ekipin e tij të përkushtuar për të mirën e tyre. Kosova ka nevojë për njerëz që e shndërrojnë dhimbjen në forcë dhe njohin vetëm suksesin”, theksoi ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>