Sunday, April 12, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor (VIDEO)

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ai u shpreh se nuk po arrihet të bëhet një kompromis dhe se Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor.

“A e dini ku është Kosova sot? Kosova sot është në prag të procesit të pestë zgjedhor për një vit, kur futet edhe balotazhi. Krejt bota po kallet, ne më të mençurit në dynja, për krejt botën duke folur, a nuk jemi në gjendje me zgjedh një element shumë të thjeshtë, një kompromis, me thënë “opozitë, silli tre emra, katër emra, njerëz kredibil, jopartiak, vendosna përpara se po e zgjedhim”, tha ai.

Tahiri gjithashtu komentoi edhe takimet e kryeministrit Albin Kurti me dy partitë opozitare, duke thënë se kjo është një lojë.

“Ajo që po ndodh në procesin e konsultimit që z.Kurti është duke e bërë me dy parti opozitare, është një lojë, është një kurth e tij”, u shpreh ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT