E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tahiri-bashkepunimi-i-mitrovices-se-jugut-me-veriun-eshte-jashtezakonisht-i-mire-1/Tahiri: Bashkëpunimi i Mitrovicës së jugut me veriun është jashtëzakonisht i mirë...

https://klankosova.tv/tahiri-bashkepunimi-i-mitrovices-se-jugut-me-veriun-eshte-jashtezakonisht-i-mire-1/Tahiri: Bashkëpunimi i Mitrovicës së jugut me veriun është jashtëzakonisht i mirë – Klan Kosova

Nënkryetar i Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri deklaroi se e mirëpret ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri tha se përderisa një projekt është në të mirën e qytetarëve, e mirëpret.

“Konsideroj se secili projekt i cili është në  të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur edhe në Mitrovicë e gjithandej Kosovës. Jemi duke folur konkretisht për dy ura mbi lumin Ibër, që bashkojnë qytetin e Mitrovicës dhe që kontribuojnë në mirëqenie, standard dhe perspektivë më të avancuar në qytetin e Mitrovicës”, tha Tahiri.

Tutje, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut foli rreth planeve të ndërtimit të këtyre dy urave.

“Njëra urë është projekt që lidhet që nga viti 2022, është një investim që ka bërë komuna e Mitrovicës përgjatë lumit Ibër, pra shëtitoren, e ka lidhur liqenin artificial me qendrën e qytetit të Mitrovicës. Është investim që është bërë në dy anët e lumit Ibër. Ky projekt ka mbetur peng për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Mirëpo, paralelisht me këtë, ka qenë ideja dhe vendimi që të krijohet edhe një urë tjetër, një urë që kontribuon gjithashtu në perspektivën dhe mirëqenie” u shpreh Tahiri

The post Tahiri: Bashkëpunimi i Mitrovicës së jugut me veriun është jashtëzakonisht i mirë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT