Kandidatja për asambliste në Komunën Prishtinës nga radhët e AAK-së, Erblina Tahiraj, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj qytetarëve, familjarëve dhe mbështetësve për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore.
Tahiraj ka bërë thirrje për mobilizim në ditën e zgjedhjeve, duke ftuar qytetarët të mbështesin kandidatin për kryetar të Prishtinës Bekë Berisha, si dhe listën për Asamble me numrin 174, ku ajo garon me numrin 15.
Ndër tjerash, Tahiraj thekson se është krenare për mënyrën se si fushata është zhvilluar, me qetësi, dinjitet dhe dashuri për qytetin e Prishtinës.
“Fushata zgjedhore është drejt përfundimit dhe s’ka fjalë që e përshkruan mirënjohjen time për mbështetjen që kam marrë prej jush. Jam krenare për mënyrën se si kemi ecur bashkë – me qetësi, dinjitet dhe dashuri të madhe për Prishtinën. Ju ftoj që të dielën të bashkohemi të mobilizuar për të mbështetur kandidatin tonë për kryetar Bekë Berisha dhe Listen tonë për Asamble me numër 174 dhe mua me numër 15”, shkroi ndër tjerash Erblina Tahiraj. /Klankosova.tv
The post Tahiraj falënderuese për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, fton qytetarët të votojnë numrin 15 appeared first on Klan Kosova.