Ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij.

Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet.

Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së, në videon e sotme, Ministri i Bujqësisë tha ‘ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë’.

Sipas Pecit këtë javë radha për të qenë cak i sulmeve nga opozita e portaleve pa kontrata marketingu, ka qenë e tij.