Szymon Marciniak do ta drejtojë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës

news image

Zvicra e Kosova përballen të premten prej orës 20:45 në Basel, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ kanë mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Zvicër, atje ku synojnë një rezultat sa më pozitiv.

Janë mësuar tashmë edhe gjyqtarët e këtij takimi, me Szymon Marciniak, gjyqtarin e mirënjohur polak që do të gjykojë këtë sfidë.

Ja lista e plotë e gjyqtarëve:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/