Rreth një vit pas nënshkrimit me Barcelonën, portieri polak Wojciech Szczesny ka rrëfyer me humor prapaskenat e rikthimit të tij në futboll, vetëm pak ditë pasi kishte shpallur tërheqjen nga karriera profesionale.
Më 27 gusht 2024, Szczesny kishte njoftuar daljen në pension, pak javë pasi Juventusi ia ndërpreu kontratën, ku kaloi shtatë sezoneve të suksesshme dhe zhvilloi 252 ndeshje.
Ai fitoi tre tituj të Serie A, tri Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.
Mirëpo, vetëm pak më vonë, më 2 tetor 2024, Barcelona e njoftoi si përforcimin e ri për të zëvendësuar të dëmtuarin Marc-André ter Stegen.
Portieri polak debutoi në janar 2025 në Kupën e Mbretit kundër Barbastros, ku ekipi katalanas fitoi 4-0, ndërsa një javë më pas ngriti trofeun e Superkupës së Spanjës pas fitores 5-2 ndaj Real Madridit.
Gjatë sezonit të parë me Barcelonën, Szczesny u bë një nga figurat kyçe të skuadrës, duke ndihmuar në fitimin e La Ligës dhe Kupës së Mbretit, si dhe në arritjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Këto paraqitje i siguruan atij një kontratë të re deri në verën e vitit 2027.
Në një intervistë të fundit, Szczesny zbuloi me shaka rolin që kishte bashkëshortja e tij, këngëtarja Marina Luczenko, në rikthimin e tij të papritur.
“Nga pensioni në Barcelonë? Ishte gruaja ime ajo që më shtyu të kthehesha në fushë. Edhe sot nuk e di nëse e bëri sepse pa një mundësi të mirë… apo sepse nuk donte që unë të isha në shtëpi!”, deklaroi polaku me shaka.
Pavarësisht arsyes, rikthimi i tij rezultoi një vendim i artë — për Barcelonën, për tifozët dhe, ndoshta, edhe për Marinën. /Telegrafi/