E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeSportSzczesny do të luajë ndaj Interit dhe Real Madridit – Indeksonline.net

Szczesny do të luajë ndaj Interit dhe Real Madridit – Indeksonline.net

Barcelonën e presin dy ndeshje të rëndësishme në javën që vjen.

Fillimisht do të udhëtojnë drejt Milanos, ku do të përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Pastaj katër ditë më pas do të zhvillojnë në shtëpi “El Clasicon” ndaj Real Madridit, në një ndeshje që mund ta vendos edhe titullin në La Liga.

Pas fitores së mbrëmshmë ndaj Real Valladolidit, Flick konfirmoi edhe një prezencën e Szcezsnyt në portë për këto dy ndeshje, pavarësisht rikthimit të Ter Stegen nga lëndimi.

“Szczesny do të luajë në Ligën e Kampionëve kundër Interit dhe pastaj edhe kundër Real Madridit. Është vendosur”. “Jam i lumtur që e kam Ter Stegenin përsëri të disponueshëm”, shprehet Flick.

Szczesny fillimisht ishte pensionuar nga futbolli në fund të sezonit, por u rikthye në futboll ku nënshkroi me Barcelonën dhe është shndërruar në një nga portierët më të mirë në këtë sezon./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT