Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
“Blaugranat”, do të përballet ndaj skuadrës së Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në një ndeshje që premton të jetë spektakolare.
Flick u pyet për portierin që do të startojë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar përsëri që Szczesny do të jetë portieri titullar.
Kujtojmë se Barcelona, do të pres në “Montjuic” Interin nesër në orën 21:00./IndeksOnline/