E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeSynojmë që pensioni minimal të jetë 200 euroSinjali

Synojmë që pensioni minimal të jetë 200 euroSinjali

Kryeministri Edi Rama, sot zhvilloi një takim në Cërrik me fermerë, për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj.

Gjatë bashkëbisedimit, një fermer ngriti edhe shqetësimin në lidhje me pensionet e ulëta. Teksa bëri një pasqyrë të situatës së pensioneve në vend, Rama tha se PS synon që pensioni minimal të jetë 200 euro.

Sipas tij, “pensionet janë çështja më delikate në aspektin e buxhetit të shtetit dhe kapaciteteve që ka buxheti i shtetit”.

 “Shumëkush tregon shumë përralla në këtë punë, por logjika është e thjeshtë si funksionon: pensionet dalin nga fondi i sigurimeve shoqërore dhe janë rezultat i asaj që njerëzit kanë paguar nga paga e tyre për pensionin e tyre logjika është kush ka një pagë paguan sigurimet shoqërore, sot me ato sigurime shoqërore paguhen pensionistët e sot dhe kur ai del në pension paguhet me sigurimet e atyre që vijnë mbrapa”, tha ai.

Sipas Ramës “problem më i madh janë pensionet e fshatit, në aspektin e sigurimeve shoqërore nuk kanë dhënë kontribut”.

“Një tjetër problem është se shumë njerëz kanë ikur, tani u vjen mosha e pensionit dhe thonë na del shumë i ulët. Ndërkohë ata kanë kontribuar për sigurimet atje, jo këtu. Për këtë arsye është bërë gjithë procesi i njohjes së pensioneve me Italinë dhe dëshirojmë të ndodhë dhe me Greqinë”, tha Rama.

Rama theksoi se ekonomia po rritet në shifra të qëndrueshme, ndërsa përmendi edhe disa investime që janë bërë në Cërrik.

Më tej, ai tha se “kemi filluar ta rrisim në mënyrë të ndjeshme bonusin e fundvitit dhe të japim dhe bonusin e pranverës, janë dy bonuse që në totalin e vet shkojnë 165 milionë euro dhe duam që ta mbajmë këtë”. Rama shtoi se “duam që të rrisim gradualisht qoftë pensionin mesatar, qoftë pensionin minimal, duke e mbështetur nga buxheti i shtetit në këtë fazë për të gjithë ata që janë viktima të së kaluarës”.

I njëjti kujtoi edhe skemën e pensioneve në të kaluarën, të cilën e cilësoi si një nga politikat më kriminale.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT