Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i kënaqur me fitoren 4:2 ndaj Jordanisë.
“Jemi kënaqur me rezultatin e po ashtu edhe me paraqitjen e lojtarëve. Kemi bërë disa ndryshime, por jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve”, ka thënë ai.
Sylvinho ka vlerësuar veçanërisht paraqitjen e Arbër Hoxhës gjatë ndeshjes miqësore.
“Hoxha është rritur si lojtar muajt e fundit. Është lojtar që para dhjetë ditësh kishte një lëndim të vogël, por kemi diskutuar dhe nuk ishte problem. Ai po rritet shumë dhe po paraqitet mirë si lojtar”, ka shtuar Sylvinho.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!