E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Serbisë në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, doli në konferencë për të ndarë analizën e tij mbi sfidën, zgjedhjet taktike dhe performancën e lojtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jam i lumtur me mënyrën si u prezantuam, me lojën që bëmë, por jo me rezultatin. Bëmë lojë serioze dhe jam krenar me të gjithë lojtarët, por për fat të keq ky është futbolli. Jam i zhgënjyer me rezultatin”, tha ai.

I pyetur për penalltinë e humbur nga Armando Manaj, përzgjedhësi tha: “Në stërvitje provuam me Manajn, Bajramin, Asllanin e Uzunin. Manaj ishte zgjedhja ime. Nëse ai gabon, kam gabuar dhe unë”.

Sylvinho e përjashtoi idenë se kjo është “Shqipëria e tij”: “Shqipëria e Sylvinhos? Jo, kjo është Shqipëria e Shqiptarëve”.

Ai sqaroi edhe zgjedhjet në formacion: “Nuk kemi një formacion fiks si në kualifikueset e Europianit. Kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe i përzgjedhim për veçoritë e tyre. Skuadra ishte ofensive. Zëvendësimet u bënë sepse lojtarët ishin të lodhur”.

Trajneri foli edhe për situatën fizike të Brojës dhe Manajt, si dhe vlerësoi paraqitjen e Jasir Asanit dhe Hoxhës: “Hoxha bëri super lojë, por edhe ai ishte i lodhur. E njëjta gjë edhe për Manajn. Ai humbi dy ditë nga stërvitja me ekipin, por ka eksperiencë me Kombëtaren”.

Barazimi i së mërkurës u prit me zhgënjim, por Sylvinho theksoi se ekipi duhet të mësojë dhe të përparojë nga kjo përvojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT