E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportSylvinho në “San Siro”, ndjek nga afër Gjimshitin – Indeksonline.net

Sylvinho në “San Siro”, ndjek nga afër Gjimshitin – Indeksonline.net

20:06 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Gj. Sh

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi.

Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT