Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se Xhemajl dhe Bashkim Emini, të arrestuar nga Serbia, asnjëherë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka thënë se Serbia, kosovarët e arrestuar, nuk mund t’i akuzojë si pjesëtarë të UÇK-së, pasi ata nuk kanë qenë.
“Në fakt edhe lajmi i sotëm ne si veteranë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na ka shqetësuar për shkak se fillimisht u tha se janë arrestuar dy qytetarë të Republikës së vendit tonë për krime lufte të mundshme që kanë ndodhur gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Megjithatë, pas informative që ne morëm nga Rahoveci, dolën që ata dy qytetarë të Republikës sonë asnjëherë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së. Nuk ekzistojnë në databazën e veteranëve të UÇK-së, prandaj kjo ishte një farë lehtësimi i vogël sepse Serbia ata mund t’i akuzojë për çfarëdo tjetër, por asnjëherë për ato që kanë ndodhur në vitin 1998-1999. Prandaj, me shqetësim e kemi marrë këtë lajm”, u shpreh Syla.
Syla shtoi se qytetarët nga Rahoveci, tashmë të arrestuar në Serbi, kanë jetuar jashtë Kosovës para luftës, gjatë luftës, si dhe pas luftës. /Klankosova.tv
The post Syla: Rahovecasit e arrestuar nga Serbia nuk ishin pjesë e UÇK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.