Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeSyla: Policia e lëndoi në plagën e luftës kryetarin Gucati (VIDEO)

Syla: Policia e lëndoi në plagën e luftës kryetarin Gucati (VIDEO)

Sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot kanë mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

Për këtë zhvillim sonte në emisionin Rubikon ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.

Ai tha në Klan Kosova se gjatë protestës ndodhi një incident ku u lëndua kryetari Hysni Gucati.

“Disa policë të rinj aty, me gjasë nuk po e kuptojnë rolin e tyre e kanë lënduar kryetarin e Veteranëve të Luftës pikërisht në plagën ku e ka marrë në vitin 98-të dhe është dashur të marrë trajtim mjekësor dhe tash gjendet i shtrirë në shtëpi dhe me gjasë prapë do të ketë nevojë për trajtim”, deklaroi Syla në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT