E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/syla-per-ekzaminimin-psikiatrik-te-naim-murselit-nuk-e-dinim-u-njoftuam-nga-mediat-video/Syla: Për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit nuk e dinim, u njoftuam...

https://klankosova.tv/syla-per-ekzaminimin-psikiatrik-te-naim-murselit-nuk-e-dinim-u-njoftuam-nga-mediat-video/Syla: Për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit nuk e dinim, u njoftuam nga mediat (VIDEO)  – Klan Kosova

Dy seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, janë anuluar për shkak të fillimit të ekzaminimit të tij psikiatrik.

Megjithatë, avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se palët nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim.

Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Syla tha se ky informacion u bë i ditur vetëm pas raportimeve në media.

“Nuk kemi qenë të njoftuar se kur është shtypur ai vendim dhe i është dërguar palëve, gjegjësisht edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nuk kemi ditur as kur ka filluar ekzaminimi i Naim Murselit. Këtë informacion e kemi marrë nga ju, mediat. Pasi u bë publik nga mediat, kemi mësuar edhe nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë se Naimi ka qenë i shtruar në forenzikë që një javë”,deklaroi Syla, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Syla: Për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit nuk e dinim, u njoftuam nga mediat (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT