Syla: Pamjet me dron treguan se çfarë po ndodhte në të vërtetë në Banjskë (VIDEO)

Syla: Pamjet me dron treguan se çfarë po ndodhte në të vërtetë në Banjskë (VIDEO)

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka deklaruar se po të mos ishte droni që xhironte momentet e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, situata do të kishte përfunduar ndryshe.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka pohuar se droni konfirmoi se çfarë po ndodhte brenda Manastirit të Banjskës, ku në bazë të pamjeve u zbulua edhe pjesëmarrja e Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, tashmë të kërkuarit nga Kosova për sulmin në fjalë.

“Tash këtu ka gjiruar dikush herët në mëngjes, unë e di e kam informatën, pa dron Banjska ka mundur të përfundojë krejtësisht ndryshe, pa xhirimet e dronit”.

“Sipas informatave që unë i kam në një moment ka qenë një farë mjegulle se çfarë po ndodh, kush është, qysh, tek, çka po ndodh, kush po gjuan, kush është aty dhe tek është aty?”

“Do të thotë është dashtë droni për ta konfirmuar se çfarë ka atje brenda, sepse nuk kanë mundur ta shohin se çfarë po ndodh brenda”, ka thënë Syla. /Klankosova.tv

The post Syla: Pamjet me dron treguan se çfarë po ndodhte në të vërtetë në Banjskë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.