Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla, ka folur për punën e madhe që është duke u bërë në televizionin numër një në vend për ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025”, ai ka theksuar se i gjithë stafi punon me motiv të madh që ta bëjnë punën e tyre me profesionalizmin më të madh që ekziston.
“Është bërë një farë tradite e menaxhimit dhe punës së Klan Kosovës në ditë të zgjedhjeve, praktika nuk ndryshon, pak a shumë caktohen grupe të mëdha të njerëzve që shpërndahen nëpër terrene të ndryshme, pastaj mbulojnë gjithçka që ndodh gjithandej.”
“Më pas caktohen njerëzit që rrinë këtu brenda, ku grupi më i madh i njerëzve është që punojnë këtu, siç shihet edhe këtu te dhoma e regjisë, por ka edhe një numër të madh të gazetarëve, të tonistëve, kameramanëve, montazherëve, shoferëve, të ndriçuesve që punojnë në zyra dhe nuk shihen. Është punë e gjatë, dikush thotë se a lodhen këta njerëz, por beso që nuk hetohet lodhja gjatë ditës, veç diku kur shkojmë në shtëpi”, tha Syla. /Klankosova.tv
The post Syla: Në Klan Kosova punon një ekip i madh profesionistësh, bëhet një punë e palodhshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.