Syla: Fëmijët në çerdhe kanë mungesë të sigurisë, kjo shkakton probleme (VIDEO)

Syla: Fëmijët në çerdhe kanë mungesë të sigurisë, kjo shkakton probleme (VIDEO)

Psikologia Atifete Syla ka folur për trajtimet që po u bëhen fëmijëve në çerdhet e vendit.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka treguar se për edukimin e të vegjëlve përdoren metoda të ndryshme të frikësimit, të cilat, sipas saj, kanë impakt të keq.

“Fëmijët i frikësojnë në çerdhe duke u thënë ‘do të shkosh në bodrum’, ‘do të qëndrosh vetë’. Kjo mund të krijojë çrregullime të ankthit tek fëmijët.”

“Mungesa e sigurisë, mënyra se si funksionon kjo, do t’i shkaktojë problem edhe në aspektin e funksionimit normal me bashkëmoshatarët dhe me të rriturit. Prandaj, këto janë probleme të ndërlidhura që i ndikojnë jashtëzakonisht shumë,” ka thënë Syla.

Një edukatore e një çerdheje në Lipjan është arrestuar, pasi dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare.

Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës.

Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Klankosova.tv ka kontaktuar dajën e fëmijës. Shaban Avdyli rrëfeu se kur nëna e vajzës ka shkuar për ta marrë nga çerdhja, ia ka vërejtur shenjat e thonjve në fytin e saj. /Klankosova.tv

The post Syla: Fëmijët në çerdhe kanë mungesë të sigurisë, kjo shkakton probleme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.