E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSveçla befason: Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë po ndodhë...

Sveçla befason: Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë po ndodhë – e di që policia po vazhdon punën e saj!

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është deklaruar sot serish në lidhje me sulmin terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenci dhe aksionin e ri policor në veri.

Megjithatë ai ka befasuar me një deklaratë, ku u shfaq i painformuar mbi rastin, transmeton klankosova.tv.

”Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj”, ka thënë Sveçla para mediave.

”Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, citon Kosovapress të ketë shtuar ai tutje.

Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme.

Ai gjatë ditës qëndroi në Varagë së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT