SUV i madh, çmim i vogël nga 287 € në muaj – Dacia Bigster vjen te Auto Mita

SUV i madh, çmim i vogël nga 287 € në muaj - Dacia Bigster vjen te Auto Mita

Dacia Bigster sjell një frymë të re në segmentin e SUV-ve.

Me hapësirë të madhe dhe opsione të ndryshme motori, modeli i ri i Dacia-s premton të bëhet një prej alternativave më të përballueshme për familjet dhe aventurierët. Një SUV i madh me çmim të vogël, i krijuar për ata që duan më shumë pa paguar tepër.


Bigster ofron deri në 667 litra hapësirë bagazhi, sedilje modulare 40:20:40 dhe komoditet të shtuar me klimë dy-zonëshe, sedilje të rehatshme dhe dritare panoramike. Në aspektin teknik, klientët mund të zgjedhin mes Hybrid, mild-hybrid, LPG, ose versionit 4×4 me Terrain Control për terrene të vështira.

Kabina është e pajisur me ekran 10.1 inç, panel digjital dhe integrim Apple CarPlay/Android Auto, ndërsa teknologjitë e sigurisë përfshijnë frenim automatik emergjent dhe sisteme asistence për shoferin.

Te Auto Mita, përfaqësuesi zyrtar i Dacia-s në Kosovë, Bigster ofrohet me financim të favorshëm deri në 7 vite, duke nisur nga vetëm 287 € në muaj. Një mundësi për të pasur një SUV modern, të madh dhe ekonomik.

Interesi për këtë model ka qenë i menjëhershëm duke bërë që klientët e parë vetëm kanë zgjedhur Bigster dhe kanë shprehur kënaqësinë e tyre me hapësirën, teknologjinë dhe raportin e shkëlqyer çmim/kualitet.

Ky sukses i hershëm tregon se Dacia Bigster po bëhet shpejt një prej veturave më të preferuara në tregun kosovar.