Policia Rajonale e Gjakovës ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në këtë qytet, i cili është suspenduar për 72 orë.
Suspendimi i tij u bë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.
The post Suspendohet polici në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare appeared first on Klan Kosova.