Suspedohen katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur

Suspedohen katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur

Katër policë nga Njësia e Reagimit të Shpejt janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Siç thotë ish- gazetari i Klan Kosovës, Lirim Mehmetaj, shkak për këtë vendim u bë një shaka për Dimal Bashën, në një grup të mbyllur mes kolegësh.

”Çfarë skandali…

Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.

Qysh more përjashtohen policët specialë?

A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.

I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?”.

The post Suspedohen katër policë nga Njësia Speciale, shkak një shaka për Dimal Bashën në një grup të mbyllur appeared first on Klan Kosova.