Kandidati i LDK-së për të parin e Kamenicës, ka shpalosur sonte pak nga programi i tij i paraparë qeverisës për këtë komunë nëse del fitues i garës zgjedhore të 12 tetorit.
Shaip Surdulli u shpreh në Edicionin Special se subjekti i tij ka paraparë që ta plotësojë kuotën gjinore me 50/50 në këshillin e drejtorëve, duke zgjedhur gra të kualifikuara, transmeton klankosova.tv.
”Ne synojmë që të kemi një këshill të drejtorëve me 50/50 të kuotës gjinore, por jo veç pse është grua e me shkollë të mesme me bo drejtoreshë, por me siguri ka të kualifikuar dhe atë kuotë do ta arrijmë”.
I pyetur nëse e di sa doktor shkence ka komuna e Kamenicës, ai u shpreh:
”Unë jam një ndër të kualifikuarit doktor shkence, por janë të rrallë në qytetin e Kamenicës”.
Ndërsa u pyet edhe nëse si kryetar do shkonte për ngushëllime tek qytetarët?
”Edhe pa qenë kryetar, kam pasë këtë traditë, që 12 vite kam vazhdu s’i kam lënë anash njerëzit edhe për ngushëllime, e gjithsesi do të gjejë kohë edhe për ata”.
Teksa përmendi si prioritet specifikisht edhe punësimet e personave me aftësi të kufizuar, transmeton klankosova.tv.
”Do të bëjmë punësime, ne kemi bërë punësime të personave me nevoja të veçanta edhe në mandatet e kaluara”.
Ndër tjera Surdulli shpalosi planprogramin qeverisës edhe për fushën e Arsimit në këtë komunë:
”Do t’i vendosim drejtorët. Sepse shumica e shkollës kanë vetëm ushtrues detyre. Do të zgjedhim drejtorë profesionalë. Pastaj do t’i vizitojmë shkollat se çfarë gjendje kanë. Do t’i formojmë tri qendra të kurseve të informatikës, që ata të pajisen me dituri me punu online, dhe shpenzimet do të bëhen nga komuna”.
Derisa pati edhe një kritikë për disa mësimdhënës, duke i cilësuar tashmë jo aq të përgatitur mbi shkaqet siç theksoi ‘të lodhur nga koha’, transmeton klankosova.tv.
”Në përgjithësi do t’u kushtojmë rëndësi edhe trajnimeve të mësimdhënëse sepse ka disa që ndoshta i ka lodhë pak koha, edhe është një problem që shumë ka punëtorë arsimorë që marrin paga pa punu”.
”Si në kohën e Qëndronit, e ka vazhdu edhe në mandatin e Kadrijes e kjo çështje duhet me u rregullu disi sepse është dëmtim i komunës”.
The post Surdulli flet për planin e arsimit, nguc pak mësimdhënësit e Kamenicës: Disa i ka lodhë pak koha! appeared first on Klan Kosova.