19:52 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për herë të parë këtë vit, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditënm e diel dhe në orarin e njëjtë, duke filluar nga ora 16:00, shkruan IndeksOnline.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.
Kampioni i ri i Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Gramos Shala.
Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Ferizajit dhe Ballkanit.
Gjyqtari Granit Pacolli do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Prishtina do të luaj me Gjilanin.
Bardh Ajeti do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Drejtësin në ndeshjen vendimtare për mbijetesë mes Suharekës dhe Llapit, do ta ndajë gjyqtari Lirim Jashari.
Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj jave do të zhvillohet midis Malishevës dhe Feronikelit ’74.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Valon Bajgora./IndeksOnline/