Dy duele mjaft interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga ora 13:00, Dukagjini pret Gjilanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, transmeton Klankosova.tv.
Derisa në tabelë Dukagjini qëndron i shtati me 24 pikë, Gjilani nga ana tjetër radhitet i pesti me 27 pikë.
E një ndeshje tjetër, po ashtu interesante, është ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës nga ora 13:00, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Ferizajt.
Në tabelë Prishtina zë vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Ferizaj i teti me 23 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>