Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën dhe përfundon të hënën, duke sjellë dy përballje derbi që priten me interes të madh: Prishtina – Ballkani dhe derbi i qytetit mes Gjilanit dhe Dritës.
Ndeshja Prishtina – Ballkani do të luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe përbën ballafaqimin e dy skuadrave kryesuese në tabelë. Pas shtatë ndeshjeve, Prishtina prin me 16 pikë, një më shumë se Ballkani që ndodhet në vendin e dytë.
Në vendin e tretë renditet Dukagjini me 13 pikë, dy më shumë se Drenica në vendin e katërt, dhe tri më shumë se Malisheva që mban vendin e pestë. Drita me tetë pikë dhe Gjilani me shtatë pikë zënë pozitat gjashtë dhe shtatë. Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga gjashtë pikë secila.
Programi i xhiros hapet të shtunën me ndeshjen Malisheva – Llapi. Të dielën do të luhen Dukagjini – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Drenica, ndërsa xhiroja përfundon të hënën me derbin Gjilani – Drita.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!