Superkompjuteri trondit botën e futbollit: Gjiganti anglez favorit për të fituar trofeun e madh

Superkompjuteri trondit botën e futbollit: Gjiganti anglez favorit për të fituar trofeun e madh

Superkompjuteri i njohur i kompanisë së statistikave sportive, Opta, ka publikuar analizën e tij për favoritët e edicionit 2025/26 të UEFA Ligës së Kampionëve.

Sipas llogaritjeve të bëra pas xhiros së dytë të fazës së grupeve, Arsenal konsiderohet kandidati kryesor për të fituar trofeun më prestigjioz të futbollit evropian, me një probabilitet prej 18.09 për qind.


Në vendin e dytë renditet Liverpool me 14.70 për qind, ndërsa podiumin e mbyll kampioni në fuqi PSG me 13.96 për qind. Çuditërisht Real Madridi renditet vetëm i shtati, ndërsa Barcelona një pozitë më lartë.

Kujtojmë se finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj 2026 në “Puskas Arena” të Budapestit, Hungari.

Opta është një kompani ndërkombëtare e specializuar në statistika dhe analiza sportive, e njohur për saktësinë e parashikimeve dhe të dhënave të saj.

Mbetet të shihet nëse ky “parashikim i çmendur” rezulton të jetë i saktë, ku për Arsenalin do të ishte trofeu i parë në historinë e futbollit./Telegrafi/