Pesë ligat më të njohura të futbollit evropian – Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 – janë më të lidhura se kurrë, dhe teknologjia ka marrë një rol vendimtar në parashikimin e rezultateve.
Një superkompjuter, i aftë të analizojë mijëra të dhëna me ndihmën e inteligjencës artificiale, ka përllogaritur se si mund të përfundojnë renditjet përfundimtare të këtyre ligave.
Liga Premier
Kampion: Arsenal pritet të rikthehet në krye më në fund, duke fituar titullin për herë të parë pas 19 vitesh me 77 pikë (44% shanse).
Liga e Kampionëve: Liverpool, Manchester City dhe Chelsea plotësojnë katërshen e kualifikuar. Sipas super- kompjuterit, Liverpooli e përfundon me 75 pikë, Manchester City me 70 pikë, Chelsea me 62.
Evropa: Surpriza mund të vijë nga Crystal Palace, i cili pritet të përfundojë në vendin e 5-të me 60 pikë, duke luftuar për Ligën e Evropës.
Rënia nga kategoria: West Ham, Wolves dhe Burnley janë favoritët për të rënë, me Burnley që ka 64% shanse për rënie.
La Liga
Kampion: Real Madrid parashikohet të fitojë titullin me 84 pikë dhe 54% shanse.
Liga e Kampionëve: Barcelona (81 pikë), Atlético Madrid (69) dhe Villarreal (67) do të kompletojnë katërshen e kualifikuar.
Evropa: Real Betis (60 pikë) dhe Athletic Bilbao (57) sipas super-kompjuterit garojnë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Rënia nga kategoria: Mallorca, Oviedo dhe Girona pritet të bien nga kategoria, me Gironën që kanë 57% shanse për rënie.
Bundesliga
Kampion: Bayern Munich është favorit kryesor me 81 pikë dhe 85% shanse për titull.
Liga e Kampionëve: Borussia Dortmund (67 pikë), Bayer Leverkusen (61) dhe RB Leipzig (60).
Evropa: Eintracht Frankfurt dhe Stuttgart do të përfaqësojnë Gjermaninë në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Rënia nga kategoria: Heidenheim (30 pikë, 56% shanse), Borussia Monchengladbach (34 pikë, 33%) dhe Hamburg (38 pikë, 18%).
Ligue 1
Kampion: PSG pritet të fitojë me 79 pikë dhe 86% shanse për titull.
Liga e Kampionëve: Marseille (63), Lyon (61) dhe Lille (60).
Evropa: Lens (56) dhe Monaco (55) garojnë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Rënia nga kategoria: Metz (25 pikë, 70%), Angers (31 pikë, 34%) dhe Le Havre (32 pikë, 31%).
Serie A
Kampion: Inter pritet të kurorëzohet me 75 pikë dhe 28% shanse për titull.
Liga e Kampionëve: Napoli (74), Roma (72) dhe Milan (69).
Evropa: Juventusi do të garojë në Ligën e Evropës (67 pikë, 14%), ndërsa Atalanta për Ligën e Konferencës (67 pikë, 13%).
Rënia nga kategoria: Pisa (34 pikë, 56%), Verona (34 pikë, 54%) dhe Lecce (37 pikë, 39%).
Ky parashikim i superkompjuterit ofron një perspektivë statistikisht të bazuar dhe tërësisht të detajuar për sezonin 2025/26 në pesë ligat kryesore evropiane, duke treguar fituesit e mundshëm, skuadrat evropiane dhe rrezikun e rënies nga kategoria. /Telegrafi/