Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Los Angeles në çerekfinalen e dytë në CONCAF Champions Cup.
Ishte Lionel Messi, njeri i u ndeshjes – duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asist, shkruan Indeksonline
Messi shënoi një gol në minutën e 35’të, më pas bëri asist te goli i Allen në minutën e 61’të dhe më pas nga penalltia realizoi për 3:1 në minutën e 84’të.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Long në minutën e 9’të.
Inter Miami është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions Cup dhe në këtë raund do të luajë ndaj Vancouver Whitecaps./Indeksonline/