E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportSuper derbi i NBA “Bucks – Nuggets”, direkt në Sport 1 të...

Super derbi i NBA “Bucks – Nuggets”, direkt në Sport 1 të Artmotion

Ndeshja kryesore e natës së sotme në NBA, zhvillohet në “Fiserv Forum”, ku Bucks sfidohen nga Nuggets.

Të dyja këto skuadra gjenden pak a shumë në nivel të njejtë në Konferencat ku bëjnë pjesë, me një avantazh të lehtë të Denverit, njofton Klankosova.tv.

Milwaukee zë vendin e pestë në Lindje me 32 fitore kampionale nga 57 ndeshje, kurse kundërshtari i tyre i sotëm, nga 58 ballafaqime, triumfoi 38 herë dhe renditet i treti në Perëndim.

Hera e fundit kur këto skuadra u takuan, ishte 13 shkurti i vitit 2024.

Të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 36 pikë, plot 18 kërcime e 5 asistime, Milwaukee Bucks triumfoi 112-95.

Kjo super përballje, transmetohet në orën 02:00 pas mesnate, në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion!

The post Super derbi i NBA “Bucks – Nuggets”, direkt në Sport 1 të Artmotion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498