Njëra në krizë të thellë të rezultateve, tjetra në formë të jashtëzakonshme.
Roma e cila është në kërkim të këndelljes, e pret sonte në stadiumin olimpik të kryeqendrës së Italisë, skuadrën që ka harruar se çfarë do të thotë humbja.
Për ta gjetur një disfatë të Atalantës, duhet të kthehemi prapa në datën 24 shtator 2024, kur ekipi nga Bergamo u mposht 2-3 nga Como, njofton Klankosova.tv.
Që nga ajo kohë, një rrebesh rezultatesh pozitive e kanë karakterizuar “armatën” e udhëhequr nga Gian Piero Gasperini.
“Kaltër e zinjtë” kanë regjistruar plot 12 ndeshje pa u mposhtur, prej të cilave 10 fitore e vetëm dy barazime.
Njërën prej ndeshjeve ku u ndanë pikët, Atalanta e ka të regjistruar në kampionatin italia, kur barazoi 1-1 me Bolognan, si dhe tjetrën në “Champions League” ndaj Celtic, duel i cili nisi e u mbyll me rezultatin 0-0, raporton Klankosova.tv.
Nga ai ballafaqim i datës 23 tetor, ekipi ku po shfaqet fuqishëm reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka shënuar plot 7 triumfe, dy në Ligën e Kampionëve e pesë në Serie A.
Nga ana tjetër “të kuqtë” e kryeqytetit të Italisë, nuk kanë arkëtuar pikë maksimale në një ndeshje që nga 31 tetori, kur e mposhtën Torinon 1-0.
Pas asaj përballje, romakët humbën tri beteja dhe barazuan në dy sosh.
Roma – Atalanta fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.