Sulmuesi brazilian Raphinha ka zbuluar se kishte menduar seriozisht largimin nga Barcelona pas përfundimit të sezonit 2023/24, për shkak të mungesës së përkrahjes dhe pakënaqësisë që kishte vërejtur ndaj tij.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport”, ai tha se nuk ishin vetëm tifozët që kishin shfaqur dëshirë për largimin e tij, por edhe brenda klubit kishte ndjenja të ngjashme.
Në atë kohë, skuadra drejtohej nga trajneri spanjoll Xavi Hernandez, ndërkohë që pas emërimit të Hansi Flick në krye të pankinës, situata ndryshoi për Raphinhan.
“Nuk mendoj se isha vetëm unë, shumë njerëz donin që unë të largohesha nga Barça. Shumë tifozë, ndoshta në bord nuk ishin të kënaqur me atë që po bëja. Unë mendoj se nëse nuk je i mirëpritur në një vend, është më mirë të mos jesh aty”, deklaroi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);