E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSulmuan policët derisa po u shqiptonin gjobë, arrestohen dy burra në Pejë

Sulmuan policët derisa po u shqiptonin gjobë, arrestohen dy burra në Pejë

Dy burra janë arrestuar në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë nën dyshimin se kishin sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit.

Sipas njoftimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  kanë sulmuar dhe penguar njësitin policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e sulmit lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar të PK-së dhe një nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Sulmuan policët derisa po u shqiptonin gjobë, arrestohen dy burra në Pejë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT