Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 21.06.2025. Dyshohet se viktima/f/k ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.
The post Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.