Një zyrtar policor është sulmuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar policin, pasi ky i fundit e gjobiti në trafik, transmeton Klankosova.tv.
“Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj / 11.03.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarin policor lidhur me një gjobë në trafik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


