Thursday, April 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi seksuali ndaj 7-vjeçes në Vushtrri, deklarohet drejtoresha e Arsimit

Sulmi seksuali ndaj 7-vjeçes në Vushtrri, deklarohet drejtoresha e Arsimit

Ilir Ademi, 34-vjeçar, punëtor teknik në një shkollë në Vushtrri, dyshohet se para pak ditësh ka sulmuar seksualisht një 7-vjeçare. I njëjti aktualisht ndodhet në paraburgim për një muaj.

Për rastin, redaksia e Klankosova.tv ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit të qytetit, Naile Kovaqi-Bekteshi, e cila ka deklaruar se edhe më parë kanë ekzistuar ankesa për mbarëvajtjen në punë të të dyshuarit.

“Sipas informacioneve që kam, më herët ka pasur ankesa lidhur me mbarëvajtjen në punë, por nuk ka pasur informacione të konfirmuara për akuza të mëparshme të kësaj natyre”, ka thënë ajo.

Njëherësh, rreth kësaj ngjarjeje të mërkurën ka folur një person që në redaksi u paraqit si vëllai i të dyshuarit. Sipas tij, ngjarja nuk përkon plotësisht me raportimet e mediave, megjithatë pranoi se vëllai i tij atë ditë ka qenë i dehur.

Ky person tha gjithashtu se i dyshuari, për të cilin vazhdimisht thoshte se është vëllai i tij, e kishte takuar fëmijën jashtë shkollës duke qarë, pasi ajo ishte e frikësuar nga qentë.

“Ajo i ka thënë se po ndjehet e frikësuar nga qentë. Ai më pas e ka përqafuar dhe e ka puthur në faqe. Më pas drejtori i ka marrë pamjet e kamerave dhe e ka bërë të madhe rastin. Nuk po them që nuk ka kurrgjë në këtë rast, por jo ashtu siç po paraqitet”, tha ai.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet t pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

“I dehur, e puthi në faqe”, flet vëllai i punëtorit të arrestuar për sulm seksual ndaj 7-vjeçares në Vushtrri

Ky është punëtori që sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Vushtrri, prapa grilave për 1 muaj

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT