Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, plagosen 14...

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, plagosen 14 të tjerë

Një sulm ajror rus vrau këtë të martë, më 10 shkurt, një vajzë 11-vjeçare dhe nënën e saj, si dhe plagosi 14 persona të tjerë në pjesën e kontrolluar nga Ukraina të rajonit lindor të Donetsk-ut. Të paktën kështu tha sot guvernatori i këtij rajoni, Vadym Filashkin në një postim në aplikacionin Telegram.

Sipas tij, një vajzë 7-vjeçare ishte gjithashtu mes të plagosurve në sulmin ndaj qytetit Sloviansk.

Policia ukrainase tha se trupat e gruas dhe fëmijës u nxorën nga rrënojat e një ndërtese. Ata publikuan foto të një ndërtese të shkatërruar dhe të një personi që merrte ndihmë në ambulancë.

Sloviansk dhe Kramatorsk, qyteti fqinj, janë dy nga të ashtuquajturat “qytete fortesë” që ndodhen pranë vijës së frontit dhe kanë qenë shpesh objektiv i sulmeve ruse, shkruan Reuters.

Rusia kërkon që Kievi të heqë dorë nga 20% e mbetur e rajonit të Donetsk-ut, që forcat e Moskës nuk kanë arritur ta pushtojnë, për të bërë përparim drejt një marrëveshjeje paqeje, diçka që Ukraina refuzon ta bëjë.

Si Moska ashtu edhe Kievi mohojnë se po synojnë civilët në këtë luftë, e cila nisi me pushtimin e plotë rus në vitin 2022.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, plagosen 14 të tjerë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT