Jetullah Aliu, ish-drejtor i hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës tha se nuk do të duhej të ndodhte rasti që pamë në Klinë, pasi sipas tij, policia duhet të tregojë etikë dhe profesionalizëm.
Por ai shton se edhe ndaj tyre ka masa që merren nga disa institucione.
Aliu, atë që pa në video, pra tre zyrtarë policor duke rrahur një person, e konsideron si të “dobët”, pasi viktima ishte pa armë.
“Si çdo qytetar edhe unë e kam pa si një shqetësim, ky rast duhet të jetë rast që të jenë më të kujdesshem zyrtarët policor. Konsideroj se rasti si i tillë është i dëshmuar dhe i argumentuar në bazë të asaj që kam ba dhe në bazë të informacioneve, burimeve. IPK në bazë të informacioneve që kam ka suspendu tre zyrtarë policor, ndërsa sot me autorizim të prokurorit të shtetit janë arrestuar tre zyrtarë nën dyshimin për veprën “Keqpërdorim i autorizimeve zyrtare”, tha Aliu.
Aliu tha se janë disa faktor pse zyrtarët policor i tejkalojnë autorizimet, por shton se ndaj tyre gjykata nuk do të ketë mëshirë.
“Jo të gjithë zyrtarët policor e keqpërdorin pozitën zyrtare. Rastet e tilla duhet të jenë shembull, dhe zyrtarët policor të mos veprojnë sepse ligji ndaj tyre është i pamëshirshëm”, tha ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Sulmi nga policët, Aliu: Gjykata nuk duhet të ketë pikë mëshire ndaj tyre (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.